fbpx

FILOZOFIA

Përqendrohemi në më të rëndësishmen

Parimi ynë i hard-diskontit na mundëson të sigurojmë cilësinë më të lartë të prodhimeve me çmimet më të ulëta të mundshme. Kjo vlerë buron nga efikasiteti i rritur që kemi sjell në çdo nivel të punës tonë.
Në KAM market konsumatorët do të gjejnë prodhime të cilat ofrojnë përfitimin më të madh dhe me cilësinë më të lartë të mundshme, ndërkaq me çmime konstante të ulëta. Kjo është e një rëndësie thelbësore për ne.

Parimi i diskontit të KAM marketit përqendrohet në faktorët e mëposhtëm të rëndësishëm për sukses:

Asortiment i kufizuar

Për blerësit tanë krijojmë zgjedhje të kujdesshme përmes ofertës që përzgjedhim nga vende të ndryshme të botës. Në asortimanin tonë të zakonshëm ofrojmë rreth 700 artikuj thelbësor për përdorim të përditshëm dhe rreth njëzet artikuj të cilësisë së lartë në aksion çdo javë. Rrotullimi i shpejtë i mallrave garanton freskinë e tyre. Oferta e kufizuar e mallrave dhe ekspozimi i mirë i mallrave të cilat janë të njëjta në të gjitha marketet, krijojnë avantazh në volitshmërinë e çmime. Në këtë mënyrë konsumatorëve tonë mund t’u japim ofertën më të mirë në raportin çmim-shërbim.

Marketet

Marketet janë të një madhësie modeste, janë të thjeshta dhe modeste, të ndërtuara me tipare dhe dizajn të qëndrueshëm si dhe identitet të njohur i cili përshtatet me mjedisin, njëherit duke pasur parasysh kursimet afatgjate. E gjithë kjo kontribuon që në marketet tona të kapet thelbi i kursimit për konsumatorët. Marketet tona janë të thjeshta dhe koncize, prodhimet janë të ekspozuara në rafte në kuti kartoni, me çka kursehet kohë dhe personel për radhitje dhe rimbushje me mall.

Rrjeti i brendshem i distribuimit i racionalizon proceset operative dhe në mënyrë drastike rrit efikasitetin, gjë që rezulton me kursim sa më të madh për konsumatorët tanë.

Cilësi pa kompromis

Orientimi konsistent drejtë cilësisë na siguron depërtim në fushën e konkurrueshmërisë. Së bashku me furnitorët tanë, për konsumatorët tanë vazhdimisht avancojmë ofertën e asortimentit tonë të cilësisë së lartë. Kontrolli i vazhdueshëm brendshëm i cilësisë dhe kontrollet e vazhdueshme plotësuese në laboratore të pavarura eë testimit, sigurojnë cilësi të përhershme të mallrave tona.

Brende private të cilësisë së lartë

KAM marketi vazhdimisht përqëndrohet në zgjerimin e ofertës së brendeve të saja, siç janë „Аlpiko“, „Fiesta “, „Kamko “, „Rio“, „CАSA KАМ“, „Dentamed“, „Milord“, „Lalin“, „Blue Sea“, „Vita“, „Solis“, „Milkam“ e të tjera. Me brendet tona private ofrojmë çmime më të volitshme dhe kontrollojmë më mirë cilësinë.

Menaxhim me përgjegjësi

Menaxhmenti ynë karakterizohet nga përgjegjësia dhe kompetenca e lartë në vendimmarrje. Proceset e thjeshta dhe struktura e rrafshët mundëson rrugë të shkurtra të vendimarrjes. Ato janë baza e punës efikase me vetëdijshmëri për shpenzimet dhe për veprimin e shpejtë.

Krijimi i çmimeve më të mira të mundshme

Menaxhimi me kujdes dhe me efikasitet është pjesë e punës tonë të përditshme në KAM market. Me ndihmën e sistemit tonë të kursimit, vazhdimisht ndjekim politikë fer dhe të ndershme të çmimeve, si dhe në favor të konsumatorëve. Gjithmonë kur është e mundshme, psh. gjatë uljes së çmimeve të lëndëve të para, kursimin ua kalojme konsumatorëve tanë dhe menjëherë ulim çmimet tona të shitjes